16:20 / E Mërkurë, 09 Qershor 2021 / Blerim

Trajneri i Zvicrës mund të largohet pas EURO20, kjo skuadër po e kërkon?

Trajneri i Kombëtares së Zvicrës, Vladimir Petkovic mund të largohet menjëherë pas EURO20.

Lajmet e fundit thonë se Petkovic është në bisedime me ekipin nga Rusia, Zenit St. Petersburg, shkruan IndeksOnline

57-vjeçari ka kontratë me ‘Helvetikët’ deri në vitin 2022, por e ardhmja e tij mund të përcaktohet pas Kampionatit Europian që nis më 11 qershor (e premte).

Kujtojmë që Petkovic di të flas mirë gjuhën serbe dhe ruse pasi është i lindur në Sarajevë.

Petkovic para se të bëhej trajner i Zvicrës, kishte menaxhuar skuadra, si: Lazio, Sion dhe Lugano./IndeksOnline/