13:47 / E Martë, 02 Janar 2024 / B O

Trajneri jep lajmin shqetësues për rikthimin e Vedat Muriqit në fushë

Vedat Muriqi pritej të kthehej në fillim të janarit pas lëndimit që kishte pësuar në ndeshjen Kosovë-Izrael. Por ka qenë trajneri i Majorkës, Javier Aguire ai që ka konfirmuar shtyerjen e rikthimit të Muriqit në fushë.

Aguire ka thënë se Muriqi nuk ka gjasë të kthehet për ndeshjet e janarit.

“Do të humbas edhe pesë ndeshjet e ardhshme dhe më pas do e vleresojmë shkallën e rikuperimit”, ka thënë Aguirre. Te Majorka është ndjerë shumë mungesa e Muriqit në shtatë ndeshjet e kaluara./Indeksonline/