23:07 / E Mërkurë, 24 Janar 2018 / indeksADMonline

Trajneri pëson infarkt , ndërpritet ndeshja e Bundesligas (Video)

Trajneri i Kaiserslautern, Jeff Strasser nga Luksemburgu, ka pësuar një infarkt në zemër, gjatë ndeshjes kundër Darmstadt, e vlefshme për kategorinë e dytë në Gjermani.

Ndeshja u ndërpre kur rezultati ishte 0-0 dhe ambulanca u fut menjëherë në fushë, në fundin e pjesës së parë, duke i dhënë ndihmën e parë 43-vjeçarit, që shkoi menjëherë në spital, ku gjendja e tij mbetet kritike.

“Edhe pse e duam kaq shumë futbollin, ka gjëra të tjera në jetë që janë më të rëndësishme,” – ishte komunikata e Federatës Gjermane të Futbollit, që shtyu luajtjen e 45 minutave të dyta në një datë ende të papërcaktuar.