11:24 / E Hënë, 29 Prill 2024 / L K

Trajneri pëson një goditje tronditëse në NBA (Pamje)

Trajneri i Minnesotas nuk ishte në gjendje të festonte fitoren e skuadrës së tij 122:116 kundër Phoenix. Finch ishte në dhomën e zhveshjes kur ra fishkëllima e fundit.

Kjo pasi që ai pësoi një goditje të papritur, por të paqëllimshme gjatë ndeshjes.

Ndërsa driblonte pranë stolit të Minesotës, ylli i Timberwolves, Mike Conley e hodhi në parket trajnerin.

Trajneri ra në tokë me dhimbje të qarta dhe kapi menjëherë gjurin e djathtë. Skuadrën e drejtoi deri në fund të ndeshjes asistenti i tij, Micah Nori./Indeksonline/