Trajneri që e refuzoi kategorikisht Realin pas shkarkimit të Lopeteguit
Ish-anëtari i Real Madridit, Michael Laudrup raportohet se e ka mohuar mundësinë që të emërohet trajner i përkohshëm i klubit.
Danezi është aktualisht i papunë që prej largimit nga Al-Rayyan këtë vit, derisa Santiago Solari është emëruar në këtë post pas shkarkimit të Lopeteguit të hënën.
”Ai nuk është duke e shikuar mundësinë ta drejtojë Real Madridin, jo në këto rrethana”, tha agjenti i Laudrup, Byram Tutumlu për Diario AS, transmeton IndeksOnline.
”Kjo nuk është koha e duhur për këtë post, ju mund ta shikoni situatën e klubit në këtë moment”.
”Laudrup e do Real Madridin dhe do të ishte i kënaqur ta drejtonte klubin, por në të ardhmen.
Laudrup ka eksperiencë menaxheriale në Spanjë me Getafen dhe Real Mallorcan, derisa ka qenë i punësuar edhe te Brondby, Spartak Moscow, Swansea City dhe Lekhwiya./IndeksOnline/