12:13 / E Enjte, 24 Nëntor 2022 / LB

Trajneri serb merr drejtimin e skuadrës së njohur shqiptare

Ivan Gvozdenoviç është trajneri i ri i Skënderbeut.

Ish-mbrojtësi rikthehet në Korçë, por këtë herë më një tjetër status: atë të trajnerit, teksa do të zëvendësojë pogradecarin Migen Memelli.

Gvozdenoviç u prezantua ditën e sotme nga presidenti Takaj, teksa do të jetë i dyti i huaj që drejton Skënderbeun pas Stanislav Levit.