14:24 / E Diele, 18 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Trajneri shqiptar: Ta mbështesim Kombëtaren, mos të ndihen të masakruar

Në Shkodër, mbrëmë, Kombëtarja e Shqipërisë pësoi humbje zhgënjyese nga Skocia.

Djelmoshat e Christian Panuccit pësuan humbje me rezultat, 0-4 në ”Loro Boriçi”, në ndeshjen e vlefshme për grupin C1 në Ligën e Kombeve.

Shqipëria e nisi keq takimin, ku vetëm pas 22 minutash lojë, Mërgim Mavraj u përjashtua nga loja pas kartonit të kuq.

Me humbjen në fjalë, Shqipëria mbetet me vetëm tri pikë nga katër ndeshje të zhvilluara duke u renditur në vendin e fundi, transmeton IndeksOnline.

Humbjen në fjalë, tani e ka komentuar edhe trajneri shqiptar, Ernest Gjoka, i cili është i zhgënjyer.

Për IndeksOnline, Gjoka tha se asgjë nuk po funksionon, por se beson që Kombëtarja ka potencialin që t’i kthehet rezultateve pozitive.

”Me shumë keqardhje për humbjen e djeshme, por skuadra jonë tregoi që ka kthim mbrapa në rezukltate, por edhe në strategjinë e lojës”.

”Asgjë nuk po funksionon dhe kjo më bën të ndihem me të vërtetë keq. Tashmë, të gjithë ne që jemi pjesë e kësaj fushe, duhet të jemi të kujdesshëm dhe ta përkrahim Kombëtaren”.

Shqipëri 0-4 Skoci, notat e lojtarëve

”Duhet patjetër që Kombëtares t’i zgjohet dëshira dhe në veqanti uria për sukses sepse në qoftë se nuk ka uri për sukses, atëherë ne humbim identitetin”.

”Unë shpresoj dhe besoj se kjo Kombëtare ka potencialin për t’u kthyer në rrugën e duhur. Por, në këtë moment, të gjithë shqiptarët duhet dashuri për lojtarët që të mos ndihen të masakruar”, përfundoi Gjoka për IndeksOnline.