12:48 / E Shtunë, 23 Korrik 2022 / Gj. Sh

Transferimi i De Ketelare te Milani mund të dështoj, kjo është arsyeja

Charles De Ketelaere, i cili është objektivi kryesor i Milanit në këtë afat kalimtar, transferimi i tij mund të dështoj.

Arsyeja se përse mund të dështoj ky transferim sipas mediave italiane, është se klubet nuk po pajtohen për shifrat e transferimit, transmeton Indeksonline.

Pas takimeve që patën drejtuesit e Milanit, Paolo Maldini dhe Ricky Massara,me homologët e tyre të Club Brugge, përsëri nuk arritën një marrëveshje.

Mediat italiane raportuan se Milani kishte caktuar të premten e 22 korrikut, si një afat përfundimtar për të gjetur një marrëveshje.

Megjithatë, me kalimin e asaj date, “Il Corriere della Sera” raporton se te “Rossonerët” ka shqetësime se nuk do të arrijnë objektivin e tyre.

Sipas raportit, Club Brugge dëshiron 35 milionë euro për shitjen e 21-vjeçarit, ndërsa Milani nuk po ofron mbi 32 milionë euro. Pavarësisht se hendeku nuk është i madh në termat e tarifës së transferimit në futboll, asnjëra palë nuk është e gatshme të lëvizë.

“Kuqezinjtë” tani thuhet se kanë zgjatur afatin deri të martën e 26 korrikut dhe nëse ata nuk arrijnë të kenë një marrëveshje deri atëherë, do të kalojnë drejt objektivave të tjerë./Indeksonline/