13:22 / E Diele, 01 Nëntor 2020 / Blerim

Transformimet e pabesueshme të VIP-ve me kostumet e “Halloween”

Pandemia e koronavirusit ka ndryshuar mënyrën e të festuarit të “Halloween”-it. Por kjo gjë nuk i ka ndaluar aspak personazhet e njohur të ekranit që të mos bëhen shumë kreativë.

24-vjeçarja Kendall Jenner është transformuar si Pamela Anderson, teksa u vesh njësoj si ajo dikur në vitin 1996.

Miliarderja është transformuar  krejtësisht, por ajo që e bën të dukshme se foto është realizuar së fundmi, është se ajo mban në duar një flamur ku shkruhet “Votoni”. Kjo është mënyra e saj për t’u bërë thirrje amerikanëve që të votojnë për zgjedhjet presidenciale.

Nga ana tjetër, motra e saj e vogël Kylie Jenner, kishte zgjedhur një kostum shumë ndryshme nga ajo me rastin e “Halloween”. Jenner u shfaq e veshur me një kostum nga filmi “Despicable Me”.

Njohjet e reja peng të marrëveshjes finale me Serbinë