23:56 / E Martë, 30 Maj 2023 / MSH

Transport droge me avionin e kishës, sekuestrohen 290 kg marihuanë

Policia në Brazil ka sekuestruar 290 kg marijuanë brenda një avioni të regjistruar nën emrin e një dege braziliane të një kishe ungjillore.

Avioni me një motor ishte planifikuar të nisej nga një hangar privat në Aeroportin Ndërkombëtar Belém, por u ndal nga autoritetet.

Një person është arrestuar në vendngjarje, pavarësisht se ka tentuar të arratiset kur policia rrethoi mjetin fluturues.

Pamjet e publikuara nga Policia Federale e Brazilit treguan zbulimin e drogës gjatë të shtunës që lamë pas.