20:03 / E Premte, 15 Mars 2019 / indeksADMonline

Transportuesit e Llapit: Do të bllokojmë rrugët nëse nuk largohen taksitë ilegale

Taksitë ilegale edhe më tej vazhdojnë të pengojnë punën e transportuesve të zonës së Llapit.

Të njëjtit, tash e sa vite ndërhyjnë në punën e tyre ilegalisht, shkruan Indeksonline.

Përfaqësues të Shoqatës së Transportuesve të Llapit thonë se nëse nuk ndërmerren masa brenda pak ditësh, nga data 25 e këtij muaji do të hyjnë në grevë dhe të njëjtën kohë do të bllokojnë rrugët.

Kujtojmë faktin, se jave më parë inspektorati së bashku me policinë e Kosovës patën gjobitur taksistët ilegalë, por që të njëjtit i janë kthyer punës vetëm disa ditë më pas./Indeksonline/