10:21 / E Hënë, 22 Korrik 2019 / indeksADMonline

Trasportonte dru me targa të Serbisë, arrestohet nga Policia e Kosovës në Leposaviq

Për transportim ilegal të drunjve është arrestuar një i dyshuar mashkull K/Serb në Leposaviq.

Rastin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.

Ngjarja ka ndodhur dje në orën 08:30 të mëngjesit derisa i dyshuari është hasur duke transportuar dru me  kamionin  e tij,  me targa të Serbisë,   pa dokumentacion të nevojshëm. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori, teksa rasti vazhdon në procedurë të rregullt. /Indeksonline/