17:12 / E Premte, 04 Tetor 2019 / indeksADMonline

Travis Scott akuzohet se e tradhtoi Kylie Jenner me ‘bombën’ e Instagram-it

Ndarja e Kylie Jenner dhe Travis Scott ka qenë kryetitulli i mediave rozë ditëve të fundit duke u munduar të zbulohen arsyet që i solli deri te ndarja.

Në mesin e thashethemeve janë adhuruesit e tyre ata që kanë akuzuar reperin për tradhti ndaj yllit televiziv, transmeton Indeksonline.

Sipas tyre Travis ka patur një lidhje të vazhdueshme me vajzën e famshme të Instagramit, 27 vjeçaren Rojen Kar.

Ajo madje ishte prezente në ditëlindjen e reperit të cilën Kylie e e organizoj për të.

Dyshja kanë edhe fotografi të realizuara në të njëjtin vend dhe të njëtën kohë që është një tregues i mirë që ata shpesh herë janë shoqëruar së bashku.

Fansat  vunë re se Kylie bllokoi modelen në muajin mars , gjë e cila përkon me kohën kur ata kishin një argument për pabesinë e tij – dhe në kohën kur ai fshiu llogarinë e tij në Instagram.

Pas lajmit për ndarjen e Kylie me Travis, bukuroshja e Instagramit ka bërë llogarinë e saj private gjë që ngjalli edhe më shumë dyshimet.

Adhuruesit e tyre janë të bindur që reperi dhe 27 vjeçarja janë në lidhje prej vitesh gjë që ndikoj edhe në ndarjen e nga Kylie.

Kujtojmë që Kylie dhe Travis janë prindër të një vajze, Stormi./Indeksonline/