23:19 / E Martë, 24 Maj 2022 / A K

Trazirat në qytet, thirrja që bën Policia: Lokalet të mbyllen

Pas akteve të dhunës që po shfaqin tifozët e ardhur nga Holanda. Policia e Tiranës i ka bërë thirrje të gjithë bizneseve që të mbyllin aktivitetin e tyre.

Kjo kërkesë e policisë vjen pas trazirave dhe situatës kaotike që është krijuar në qytetet mbrëmjen e sotme nga tifozët e ardhur me rastin e ndeshjes që do të luhet në “Air Albania” mbrëmjen e nesërme.