16:42 / E Shtunë, 17 Mars 2018 / indeksADMonline

Trazohet liqeni i Ohrit, vërshohen lokalet përreth tij (Video)

Një erë e fuqishme me një shpejtësi prej rreth 100 kilometra në orë, ka shkaktuar probleme në Ohër dhe Strugë, raporton Indeksonline.

Sipas informatave nga Enti për punë Hidrometeorologjike në Maqedoni, niveli i ujit në liqen është tre metra mbi të lejuarën.

Ndërkohë njoftohet se nga fuqia e erës janë shkulur disa drunj të cilët madje kanë bllokuar edhe  trafikun në qytetin e Ohrit.

Në rrjetet sociale, po qarkullojnë video ku shihet që uji ka filluar të futet edhe nëpër kafiteritë që gjenden afër bregut të liqenit.

Mot me shi të rrëmbyeshëm dhe erë është paralajmëruar edhe për nesër./Indeksonline/