12:03 / E Mërkurë, 25 Korrik 2018 / indeksADMonline

Tre malazezët që u arrestuan në Prishtinë, ishin pajisur me pasaportë të Kosovës!

Mario Millosheviq, i cili u kap ditë më parë nga Policia e Kosovës, kishte ndërruar “identitetin” e tij. Ai kishte arritur që ta marrë shtetësinë e Kosovës, me një emër dhe mbiemër tjetër, me qëllim që të mund të vepronte në Kosovë, me veprimtarinë e tij kriminale.38 vjeqari nga Podogrica, është pajisur me pasaportë kosovare, duke e ndryshuar emrin në Miroslav Kostiq, dhe shtetësinë kosovare.GazetaBlic ka siguruar edhe pasaportën e tij, me të cilin ai ka operuar në Kosovë.

Me pasaporta të Kosovës, të lëshuara në Mitrovicë, Gazeta Blic mëson se kanë operuar në Kosovë edhe dy të arrestuarit e tjerë të kësaj bande kriminale, arrestimi i të cilëve u bë ditë më parë në lagjen Kalabria në Prishtinë, nga Njësitet Speciale të Kosovës.Ndërkaq, serbi i arrestuar kishe pasaporte sllovene, por me identitet të rremë, thonë këto burime.

Milloshevoq ishte që gati tri vitesh në arrati, ngase ndiqej për shkak të dyshimeve se ka marr pjesë në vrasjen e Radomir Gjuriqkoviq më 10 tetor të vitit 2016.

Mario Millosheviq në momentin e arrestimit në Prishtinë 

Përveç tre shtetasve të Malit të Zi në lagjen Kalabria janë arrestuar edhe një shtetas i Serbisë dhe një 23 vjeçare nga Bukoshi i Suharekës Laureta Zyba.Ndonëse jo zyrtarisht, Gazeta Blic mëson se pas arrestimit të tyre dhe gjetjes së pasaportave kosovare, Policia ka nisur hetimet se kush i lëshoi këto pasaporta në kundërshtim me ligjin.

“Policia e Kosovës ka nisur hetimet në lidhje me këtë rast. Pritet që shumë shpejt policia dhe prokuroria të marrin veprimet e duhura”, tha ky burim.Dyshohet se pos zyrtarëve të Mitrovicës, ku janë lëshuar këto pasaporta, të përfshirë mund të janë edhe zyrtar nga Qendra- Prishtina.GazetaBlic ka provuar të marrë edhe konfirmim zyrtar nga Policia për nisjen e hetimeve, por që këta të fundit nuk kanë pranuar të japin detaje.“Krejt çka kemi për këtë rast e kemi dhënë në komunikatën e fundit nga Policia e Kosovës” ka thënë shkurt për Blicin zëdhënësi i Policisë Daut Hoxha.

Për ta kuptuar se kush i ka pajisur me dokumente me identitet të rremë këtë grup, Gazeta Blic i ka dërguar pyetje me shkrim edhe MPB-së, por që ende nuk ka marrë përgjigje.Ndërsa sot, Qeveria e Malit të Zi ka dalë me një reagim ku thotë se janë krijuar kushtet që Ministria e Drejtësisë të kërkojë nga institucionet e Kosovës ekstradimin e të arrestuarve Mario Millosheviqit, Gjorgje Paviqeviqit, Vukan Vujaçiqit dhe të Igor Mashanoviqit.Ndaj Millosheviqit (38), Vujaçiqit (23) dhe Mashanoviqit (22) Mali i Zi kishte shpallur fletarreste ndërkombëtare të Interpolit për shkak të vrasjes së Radomir Gjuriçkoviqit nga Cetina më 10 tetor të vitit 2016, në Cetinë.

Paviqeviqi (31) kërkohet për shkak ikjes nga Spitali Psikiatrik në Dobrote më 3 korrik të këtij viti. Ai vuante dënimin me burg për shkak të veprës penale kidnapim në përpjekje, dhe veprës penale detyrim në përpjekje.Bëhet e ditur se Ministria e Drejtësisë e Malit të Zi është informuar se Vujaçiqi dhe Mashanoviqi ndodhen në Qendrën e Mbajtjes të Kosovës, me qëllim të zhvillimit të procedurës penale për shkak të veprave të kryera penale në Kosovë.