08:51 / E Shtunë, 02 Prill 2022 / MSH

Tre persona në Prizren bëjnë për spital një të mitur

Një i mitur ka kërkuar ndihmë mjekësore në Prizren pasi është sulmuar fizikisht nga tre persona.

Sipas policisë, të dyshuar janë një baba me dy djemtë e tij, njëri nga të cilët është po ashtu i mitur.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Nëna Mbretëreshë”, mbrëmë pas mesnate.

“Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt” njofton policia.