75 Mall Live Search
14:59 / E Shtunë, 25 Shkurt 2023 / Gj. Sh

Tre pikë të arta për Ferizajin, mposht Dritën

Skuadra e Ferizajit ka marr tre pikë të arta ndaj Dritës, në javën e 22-të të Superligës së Kosovës.

Ferizaji fitoi me përmbsje, ku rezultati përfundimtar ishte 2-1, shkruan IndeksOnline.

Drita kaloi e para në epërsi me golin e Kastriot Selmanit në minutën e 54-të.

Tre minuta më vonë Ergon Hyseni barazoi shifrat në 1-1.

Golin e fitores për Ferizajin e shënoi Betim Haxhimusa nëminutën e 85-të.

Me këtë fitore skuadra e Ferizajit ngritet në vendin e nëntë me 21 pikë, ndërsa Drita mbetet në vendin e dytë me 44 pikë./IndeksOnline/