Tre të lënduar në aksidentin mes dy automjeteve dhe kamionetës në rrugën Prishtinë – Pejë (Video)

IndeksOnline më parë raportoi për një aksident në rrugën Prishtinë – Pejë më konkretisht te “Kroni i Mbretit”.
Në këtë aksident trafiku janë përfshinë dy automjete dhe një kamionetë. Si pasojë e aksidentit, disa persona kanë pësuar lëndime dhe kanë kërkuar ndihmë mjekësore.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, konfirmoi se tre persona janë dërguar për trajtim mjekësor.
“Rreth orës 20:40 ka ndodhur aksidenti në rrugën Prishtinë – Pejë, ku ishin të përfshira dy automjete dhe një kamionetë. Sipas informacioneve të para, tre persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Njësitet për kontrollin e autostradave kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për të zbuluar shkakun e aksidentit,” tha Hoxha.