13:29 / E Martë, 09 Janar 2018 / indeksADMonline

Tre vetë të lënduar nga zjarri në ndërtesën Trump Tower

Tre vetë janë lënduar nga zjarri i djeshëm që e ka përfshirë objektin, Trump Tower, që është rezidenca private e presidentit amerikan, Donald Trump, dhe e familjes së tij, në Nju Jork.

Në fotografitë nga ajri shiheshin zjarrfikësit në kulm të ndërtesës, derisa tymi i dendur dilte nga një skaj i objektit.

Departamenti i zjarrfikjes i Nju Jorkut ka njoftuar se dy civilë dhe një zjarrfikës ishin trajtuar nga lëndimet që nuk ishin të rrezikshme për jetë.

Flaka është përshkruar si “zjarr i vogël elektrik”, që me të shpejtë ishte vënë nën kontroll.

Ndërtesa 68 katëshe në Avenynë e Pestë në Menhetën, afër Parkut Qendror, përbëhet nga banesa luksoze dhe zyre biznesore.

Në atë kohë, presidenti Trump ishte në Uashington.

Temat: