22:11 / E Hënë, 21 Maj 2018 / indeksADMonline

Tregimi i Murat Halitit, i cili qe 34 vjet punon si zjarrëfikës (Video)

Kanë kaluar 34 vite prej kohës kur Murat Haliti ka filluar punën si zjarrfikës në Prishtinë.

Haliti 60-vjeçar ka thënë se do ta bëjë këtë punë derisa të dalë në pension.

“Hyrja ime në këtë profesion ndodhi krejt rastësisht. Isha i papunë aso kohe e përfundova një kurs, që më bëri të angazhohem në këtë punë”, ka shtuar Haliti.

Ai ka treguar për “RTV Dukagjini”, se njëra prej rasteve më të vështira ka qenë në vitin 2003, derisa kishin shkuar për të intervenuar në një familje, ku fëmijët e asaj familje ishin karbonizuar brenda shtëpisë.

Shefi i zjarrfikësve të Prishtinës, Latif Zeka ka thënë se i kanë 104 persona në stafin e tyre dhe i mbulojnë tri komuna.

Sipas tij, ata janë pak në numër dhe pagat nuk janë të mira, sepse as angazhimi në festa dhe ditëve të pushimit nuk iu paguhet.