23:03 / E Diele, 01 Korrik 2018 / indeksADMonline

Tregtarët kërkojnë të hiqet kushti për vjetërsinë e veturave

Tregtarët e veturave po vazhdojnë ta përkrahin propozimin e komisionit për zhvillim ekonomik për heqjen e kufizimit të vjetërsisë së automjeteve për importim.

Tregtarët po ankohen se me kufizimin aktual nuk po mund të fitojnë. Për këtë arsye ata po e përkrahin propozimin e komisionit parlamentar.

“Po me qenë se votohet ai ligj besoj që qarkullimi është më i mirë dhe për popull është më mirë sepse e kanë ngulfat shumë keq më ketë ligj”, tha një tregtar për Klan Kosovën.

Por, pati edhe të tillë në pazarin e veturave që janë kundër doganimit të veturave të vjetra.

“Me katalizator me e bo njëfarë ligji dhe jo me vit të prodhimit’, tha ai.

E ata që dolën këtë të diel për të blerë veturë kanë mendime të ndryshme lidhur me ndryshimin e nenit 44 për heqjen e kriterit të vjetërsisë së automjeteve.

Nga fillimi i vitit 2018 ishte ndaluar që automjetet më të vjetra se 10 vjet të mos doganohen.