14:51 / E Shtunë, 15 Prill 2023 / Gj. Sh

Trembet Guardiola: Nëse humbasim ndaj Leicester gjithçka merr fund

Pep Guardiola, trajneri i Manchester City, në prag të ndeshjes ndaj Leicester ka folur në konferencë për shtyp dhe ka theksuar se nëse ndaj “dhelprave” bëjnë hap fals, atëherë lufta për titull do të shuhet.

“Do të luajmë shumë ndeshje deri në fund dhe kjo na ndihmon. Të gjithë e dinë se nëse i humbim këto ndeshje nuk mund ta fitojmë titullin, prandaj ambiciet dhe vëmendja jonë janë më të larta.

Nesër (sot) është e njëjta gjë, nëse humbasim ndaj Leicester nuk do të jemi kampionë. Nëse fitojmë, mund të jemi sërish në garë, megjithëse nuk duhet të harrojmë se jemi 6 pikë prapa Arsenalit, një ekip që ka humbur disa pikë gjatë sezonit dhe luan një ndeshje në javë me shumë kohë për t’u rikuperuar.

Problemi ynë është se Arsenali ka qenë fantastik deri më tani”, tha Guardiola.