21:40 / E Enjte, 27 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

”Trembet” Juve, për Ramsey në garë edhe gjiganti evropian

Javëve të fundit, ka pasur shumë zëra në lidhje me të ardhmen e mesfushorit të Paris Saint-Germain, Aaron Ramsey.

Uellsiani pritet që të largohet nga klubi në verë me parametra zero, pasi që nuk ka ofertë rinovimi nga Arsenali.

Juventusi ka qenë i lidhur me transferimin e lojtarit, ashtu si edhe Bayern Munich.

Tani, edhe Paris Saint-Germain është vënë pas Ramseyt.

L’Equipe shkruan se gjiganti francez është në bisedime me Arsenalin që ta transferojë uellsianin që në janar.

Kampioni i Ligue pritet të ofrojë 10 deri në 20 milionë funte që ta marrë lojtarin në janar.

Por, PSG po e shqyrton mundësinë që mesfushorin ta transferojë edhe gjatë verës, shkaku që s’do të ketë barriera financiare në atë kohë./IndeksOnline/