15:00 / E Enjte, 23 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Trendafilova: Gjykata Speciale ndjek individët e jo organizatat

Kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, tha sot në një konferencë për media në Prishtinë se mandati i Gjykatës Speciale është që të ndjekë raste kundër individëve dhe jo organizatave apo entiteteve.

Trendafilova është duke shpjeguar historikun e themelimit të Dhomave të Specializuara, të cilat do të gjykojnë rastet e dyshuara të krimeve që pretendohet të jenë kryer nga pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.