13:18 / E Hënë, 07 Maj 2018 / indeksADMonline

Trendafilova ka besim në punën e prokurorit të ri të Speciales

Kryetarja e Gjykatës Speciale Ekaterina Trendafilova ka lëshuar sot një deklaratë në lidhje me emërimin e Jack Smith në postin e prokurorit të Speciales.

Duke e uruar Smith për detyrën e re, Trendafilova ka thënë se ka besim në përvojën e tij duke shprehur bindjen se i njëjti do të shërbejë në përmbushjen e mandatit të zyrës së Prokurorit të Specializuar.

“I ofroj  Smith përgëzimet e mia të sinqerta me rastin e emërimit të tij dhe kam besim që përvoja e tij e gjatë në fushën e hetimeve dhe ndjekjeve penale, si në Shtetet e Bashkuara ashtu dhe në nivel ndërkombëtar, do të shërbejë për përmbushjen e mandatit të Zyrës së Prokurorit të Specializuar. Do të kem kënaqësinë të krijoj marrëdhënie të frytshme pune me  Smith dhe kam besim se Zyra e Prokurorit të Specializuar do të bëjë përparim të mëtejshëm në drejtim të përmbushjes së mandatit të saj”, thuhet në deklaratën e kryetares Trendafilova.

Kryetarja Trendafilova ka shprehur mirënjohje edhe për  punën e  zëvendësprokurorit të  Specializuar, Kwai Hong Ip,  i cili sipas saj  bëri të mundur vazhdimësinë e punës në Zyrën e Prokurorit të Specializuar