14:36 / E Enjte, 14 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Trendafilova: Kush përpiqet të frikësojë dëshmitarët e Gjykatës Speciale, do ndiqet penalisht

Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës, Ekaterina Trendafilova ka thënë se Gjykata ka siguruar gjykim të paanshëm dhe të drejtë, dhe se ai do të ndjek penalisht të gjithë ata që përpiqen të bëjnë ndonjë gjë që rrezikon sigurinë e viktimave dhe dëshmitarëve ose ushtron çdo lloj presioni ndaj gjyqtarëve, transmeton Indeksonline.

“Kushdo që përpiqet të frikësojë dëshmitarët ose përpiqet të ushtrojë presion ndaj gjyqtarëve menjëherë do të ndiqet penalisht. Do të pasohet nga një hetim dhe ne nuk do të hezitojmë për zbatimin e ligjit “, tha Trendafilova në një intervistë ekskluzive me Tanjug./Indeksonline/