11:27 / E Premte, 07 Shtator 2018 / indeksADMonline

Trendet e thonjve për vjeshtën e 2018- ës

Trendet e thonjve për vjeshtën e 2018- ës janë gjithçka keni pritur për të provuar. Që nga ngjyrat neutrale e deri tek dizajnet me printe, zgjidhni të preferuarën tuaj.

Baza natyrale dhe një french elegant gati i padallueshëm. Do të donit të mos i ndërroni më kurrë.

Aksesori më interesant për në vjeshtë janë coloret e errëta tek thonjtë.

Kush tha që thonjtë përfundojnë tek kutikulat? Tani është momenti për të eksperimentuar me duart tuaja!

Përveç printit leopard që po bën namin në veshje dhe këpucë, printet e kafshëve mund t’i vini në thonjtë tuaj.

Nëse jeni të fiksuar pas modelit french, çojeni atë në një tjetër nivel. Pak shkëlqim do t’i bënte edhe më chic.

Ngjyrat metalike, të forta dhe ekstravagante janë ideale nëse s’doni më thonj të zakonshëm.

 

Temat: