18:08 / E Martë, 25 Janar 2022 / GF

Trendi i ri, të brendshme me dantellë për meshkujt, rekord shitjesh

Kompania Wacoal nga Japonia i ka prezantuar brekët për meshkuj me material dantelle që shumë shpejt u bënë hit.

Në një kohë të shkurtër, prodhuesi fitoi mbi 28.000 dollarë nga shitja e tyre, prandaj vendosën të hynin në prodhim masiv.

Linja përbëhet nga shtatë ngjyra, dy prej të cilave janë të kufizuara në shitje në dyqanin online Wacoal.

Materiali i përdorur është dantella origjinale, e cila ka një model të madh lulesh, të përfunduar me foto gjethesh dhe motive gjeometrike.

Prodhuesit pretendojnë se kjo dantellë e veçantë ka të njëjtin nivel force sikurse një palë të brendshmesh të zakonshme për meshkuj.

Image