Trepça ’89 e pa kënaqur me pozitën në tabelë, por ka një premtim
Kampionët në fuqi të Superligës së Kosovës, Trepça ’89 ka bërë një përmbledhje për 18 xhirot e para të Kampionatit.
Skuadra nga Mitrovica nuk është e kënaqur me pozicionin në tabelë, mirëpo zotohen se do të luftojnë për ta mbrojtur titullin.
Kjo është deklarata e Trepça ’89:
Deklaratë:
Përmbledhje e gjysem sezonës
Pas tetëmbëdhjetë javëve të zhvilluara në Vala Superligën e Kosovës në Futboll klubi jonë KF Trepça’89 FC rangohet si e shtata me gjithësej 27 pikë të tubuara.
Kjo pozitë siq dihet si ish-Kampiona nuk ka qenë dhe nuk është synim i yni por nganjëherë gjërat nuk shkojn sipas planifikimeve, por edhe siq thuhet në zhargonin sportiv “Fati Sportiv” shumë shpesh nuk ishte në anën tonë. Dallimi I pikëve prej kryesuesit është -7 pikë. Jo shumë dallim i madh por nuk do të thotë që na jep hapësirë.
Sipas deklaratave të Presidentit Zeka synim I jonë është që të mbrojmë titullin, do ti qasemi punës edhe më seriozizhtë, shumë shpejtë do të përcaktohemi edhe për shefin e ri të shtabit teknik (Trejnerin). Siq po praktikohet te Klubet e mëdha Europiane edhe Ne fazën e dytë pregaditore do ta zhvillojn në Turqi ku kushtet atmosferike janë më të favorshme. Përveq pregaditjeve ne do ti zhvillojm edhe katër eventualishtë pesë ndeshje kontrolluese me ekipet e njohura Europiane.
Ardhjet/Shkuarjet.
Gjithnjë sipas deklaratave të Presidentit z. Abedin Zeka si në gjdo klub edhe te ne do të ketë lëvizje gjatë afatit dimëror, do të lirohen ata lojtar të cilët nuk I kanë përmbushur nevojat tona. Për dy lojtar ndër më efikasët te klubi (Rron Broja, Florent Hasani, Ylber Maloku, Bledar Hajdini, Muharrem Jashari e disa të tjerë) kemi oferta shumë serioze, por jemi në pritje të ofertave nga Klubet e mëdha Europiane. Jemi ekip me moshë mesatare shumë të re dhe shumica e lojtarëve aktual maksimum për dy vite do të jenë pjesë e Klubeve të rangut të lartë Europian, falë punës dhe angazhimit të vet lojtarëve por edhe Kontakteve të Menagjerave të njohur me të cilët kemi një bashkëpunim të mire.
Sa I përket përforcimeve me trejnerin e ri dhe me ndihmëstrejnerin do të analizojmë se në cilat pozita kemi nevojë për përforcime dhe ato përforcime sipas të gjitha gjasave do të jenë nga Shtetet e Rajonit.
Stafi i Trejnerave dhe Lojtarët gjithnjë do ta kenë përkrahjen e Kryesisë dhe të mobilizuar siq kemi punuar gjithnjë do ti arrijmë synimet tona, Falenderojm Mediat e shkruar dhe elektronike për hapësirat në rubrikat e tyre për klubin tone, e një falenderim shkon edhe për ata sponzorë të cilë ndihmuan dhe do të vazhdojnë ta ndihmojnë klubin tonë . Vlen të përmendet Spitali Amerikan I cili në mënyrë profesionale dhe shumë cilësore po kujdeset për Intervenimet dhe Tretmanet Mjeksoer për lojtarët tanë.
Juve Qytetar, Sportdashës dhe Simpatizues të Mitrovicës, nga Diaspora e edhe nga viset tjera Shqipëtare Ju Falemnderit për përkrahjen e Juaj dhe Ju garantojmse Sezonën Pranverore nuk do t’Ju zhgënjejm dhe Sukseset e Klubit do ti festojm sëbashku.
Me Respekte
Presidenti i KF Trepça’89 FC
z. Abedin Zeka BEKI.