23:21 / E Shtunë, 30 Maj 2020 / indeksADMonline

Trepça ’89: Turpi i futbollit, ish-skuadra e Agim Ademit sot ka luajtur në Prishtinë

Trepça ’89 ka akuzuar Kosovën e Prishtinës se ka zhvilluar një ndeshje ndaj Flamurtarit edhe pse është e ndaluar të luhet në këtë kohë.

Ky është reagimi i tyre:

Turpi I futbollit

Sot ne Prishtine eshte zhvilluar nje ndeshje futbolli ne mes Kosoves se Prishtines (klub inekzistent juridikisht) dhe Flamurtarit.

Ish Klubi I Agim Ademit tani I transferuar te nipi i tij Visar Dauti, si duket nuk perfillin dhe respektojne as ligjet e as vendimet e institucioneve te Kosoves.

Pa ju nenshtruar testit COVID 19, sipas vendimit te MKRS dhe udhezimit nga IKSHPK ata sot paraqiten dhe zhvillojne hiq ma pak nje ndeshje futbolli me KF Flamurtarin.

Si eshte e mundur kjo ne mes te Prishtines, para syve te FFK’se, ndesh me vendimin e Mkrs, pa ber teste per lojtare, sot zhvillohet ndeshje kontrolluese po si do te luajm ne ekipet e Superliges tani me KF Flamurtarin?

Kush do merr pergjegjesine nese epidemia sot eshte bartur te lojtaret e Flamurtarit.

Agim Ademi dhe Eroll Salihu duhet te deklarohen rreth ketij takimi, pse per disa klube lejohet loja e per tjerat jo.

Pres qe Eroll Salihu te prononcohet dhe te japi Sqarimin, te dihet kush e dha lejen dhe kush do te merr sanksione per kete situat shume serioze ndoshta sot eshte rreziku edhe zhvillimi-perfundimi i kampionatit.