23:02 / E Diele, 28 Prill 2024 / AR

Trepça e mund Prishtinën, kualifikohet në finale

Trepça është kualifikuar në finale të “Play-off”-it në Prince Caffe Superligë.

Mitrovicasit në ndeshjen e tretë të serisë gjysmëfinale shënuan fitore ndaj Sigal Prishtinës me rezultat 82:69 (24:19, 21:12, 18:18, 19:20).

Më i miri te Trepça ishte Brandon Edwards me 20 pikë e 12 kërcime, derisa te Sigal Prishtina, Donte Clark dhe Malcolm Armstead shënuan nga 16 pikë.

Trepça në finale e pret fituesin e ndeshjes Peja-Golden Eagle Ylli, ku rezultati momental është 1:2 për therandasit, shkruan faqja zyrtare e Federatës së Basketbollit të Kosovës në Facebook.