Trepça fiton ndeshjen e parë çerekfinale ndaj Bashkimit

KB Trepça ka shënuar fitoren e parë në çerkfinale të play-offit.
Klubi nga Mitrovica mposhti Bashkimin në ”Sallen e Sporteve Minatori”, me rezultat 92-88 (29-29; 20-19; 19-14; 24-26), shkruan IndeksOnline.
Daniel Lekndreaj i Bashkimit, ishte basketbollisti më i dalluar i ndeshjes me 25 pikë të shënuara, i ndjekur nga Ken Brown i Trepçës me 23 pikë.
Ndeshja e radhës zhvillohet në ”Palestrën Sezai Surroi”, në Prizren me 9 prill./IndeksOnline/