18:28 / E Diele, 11 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Tri ditë nga zhdukja e Gruevskit

Sot është dita e tretë që kur Nikola Gruevski është zhdukur nga publiku. Ai as sot nuk u paraqit në seancën e Komisionit për Çështjet Kushtetuese.

Mungoi edhe dje, ndërsa të premten korrieri i gjykatës nuk e gjeti në shtëpi për t’i dhënë vendimin për refuzimin e ankesës për shtyrjen e dënimit me burg për rastin Tanku.

Autoritet gjyqësore deklaruan se të hënën do të vazhdojnë me përpjekjet për t’ia dorëzuar ish-kryeministrit maqedonas vendimin për të nisur vuajtjen e dënimit prej dy vjet burg, sa u dënua në një lëndë të Prokurorisë Speciale Publike. Fjala është për keqpërdorim të detyrës zyrtare gjatë blerjes për nevojat e Qeverisë të një “mercedesi” në vlerë rreth 600 mijë euro.