23:54 / E Diele, 15 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Tri ndeshje pa fituar, kjo është deklarata e Contes

Trajneri i Interit, Antonio Conte, u paraqit përpara medieve duke analizuar barazimin ndaj Fiorentinas.

Ai theksoi se kjo ndeshje ishte e treta pa fituar por nuk iu vë fajin lojtarëve.

“Mendoj se djemtë bënë më të mirën. E vërtetë që në tre ndeshjet e fundit, përfshirë Barcelonën, nuk kemi fituar, por meritonim më shumë. Edhe sonte e pësuam në fund, portieri i tyre bëri disa pritje. Sigurisht, ta pësosh në kundërsulm golin nuk më pëlqen. Do ta analizoj me djemtë kur të jetë momenti. Kemi mungesa dhe të dëmtuar, nuk është e lehtë. Djemtë po shtrëngojnë dhëmbët dhe po luajnë gjithmonë”.

“Ne duhet të japim maksimumin deri në fund. Nëse mendojmë se pse quhemi Inter duhet të fitojmë ndeshjet, atëherë gabohemi. Nuk jemi ende në atë fazë”.