19:23 / E Enjte, 04 Tetor 2018 / indeksADMonline

Tri ndryshime madhore në skuadrën e Kosovës për dy ndeshjet e radhës

Kombëtarja e Kosovës e nisi mjaft mirë aventurën e re në Ligën e Kombeve.

Skuadra e Bernard Challandes barazoi në Baku me Azerbajxhanin, teksa fitoi në Prishtinë ndaj Ishujve Faroe.

Këtë muaj, Kosova do t’i zhvillojë dy ndeshje – kundër Maltës dhe kundër Ishujve Faroe, transmeton IndeksOnline.

Tre lojtarë të rëndësishëm do t’i mungojnë Kosovës në këto dy ndeshje – Kastriot Dermaku, Bersant Celina dhe Jetmir Krasniqi.

Kështu të paktën ka bërë me dije gazetari i njohur, Arlind Sadiku, i cili ka zbuluar edhe tre zëvendësuesit e tyre.

Ardin Dallku, Valon Berisha dhe Lirim Kastrati do t’i zëvendësojnë tre lojtarët e lartëpërmendur.

Image may contain: 3 people, people smiling, people standing, grass and outdoor

Sipas Sadikut, kjo është lista e plotë e Kosovës për dy ndeshjet e këtij muaji:

Portierë:
Samir Ujkani – Caykur Rizespor
Faton Maloku – FK Kukësi
Visar Bekaj – FC Prishtina

Mbrojtës:
Amir Rrahmani – GNK Dinamo Zagreb
Fidan Aliti – KS Skënderbeu
Mergim Vojvoda – Royal Excel Mouscron
Ardin Dallku – FC Vorskla Poltava
Leart Paqarada – SV Sandhausen
Benjamin Kololli – FC Zurich
Arbenit Xhemajli – FC Neuchatel Xamax

Mesfushorë:
Valon Berisha – Lazio
Hekuran Kryeziu – FC Zurich
Herolind Shala – IK Start
Idriz Voca – FC Luzern
Besar Halimi – Brøndby
Bernard Berisha – Akhmat FC
Arbër Zeneli – SC Heerenveen
Milot Rashica – SV Werder Bremen
Edon Zhegrova – K.R.C. Genk
Donis Avdijaj – FC Willem II

Sulmues:
Elbasan Rashani – Odds BK
Vedat Muriqi – Caykur Rizespor
Atdhe Nuhiu – FC Sheffield Wednesday
Lirim Kastrati – Lokomotiva Zagreb./IndeksOnline/