08:08 / E Mërkurë, 24 Shkurt 2021 / Blerim

Tri super ndeshje zhvillohen sot në Superligën e Kosovës

Sot Superliga e Kosovës në futboll nis xhiron e 21-të me super ndeshje.

Në program sot janë tri takime tejet interesante, duke u nisur nga derbi, Prishtina – Drita, shkruan IndeksOnline.

Takim i bukur pritet të jetë edhe ai mes Gjilanit dhe Ballkanit, si dhe Trepça ’89 ndaj Llapit.

Nga ora 13:00 fillojnë të gjitha ndeshjet./IndeksOnline/