19:01 / E Hënë, 22 Janar 2018 / indeksADMonline

Tri super skuadra belge të interesuara për Betim Halimin (Foto)

Betim Halimi karrierën do ta vazhdoj në Belgjikë. Portieri i Përfaqësueses U21 të Kosovës është afër marrëveshjes me një nga skuadrat belge.

Ai për IndeksOnline ka thënë se ka shumë klube të interesuara, por tri alternativat kryesore janë: Charleroi, Genk dhe Anderlecht.

Tri skuadrat e lartpërmendur kanë një pozitë të mirë në tabelë këtë sezon. Charleroi qëndron në pozitën e 2’të me 45 pikë, Anderlechti në të 3’in me 43 pikë, kurse Genk në të 9’in me 27 pikë.

Halimi e nisi karrierën te skuadra e Vllaznisë së Pozheranit. Ai shkoi në teste te klubi i famshëm anglez, Chelsea – për t’u rikthyer pastaj në Kosovë te klubi nga Gjilani, FC Drita ./IndeksOnline/