08:57 / E Enjte, 06 Tetor 2022 / AR

Tronditet nga shpërthimet qyteti ukrainas, viktima e të plagosur

Mëngjesin e sotëm qyteti jugor i Ukraninës, Zaporizhzhia është tronditur nga shpërthimet.

Dy persona janë vrarë në sulmet me raketa, tha guvernatori rajonal, raporton BBC, transmeton Indeksonline.

“Një grua vdiq në vendngjarje. Një tjetër vdiq në një ambulancë”, shkruan Oleksandr Starukh.

“Të paktën 5 persona janë nën rrënojat e ndërtesave. Shumë njerëz u shpëtuan. Mes tyre është një vajzë tre vjeçare, fëmija është nën kujdestari. Një operacion shpëtimi është duke u zhvilluar në vendngjarje”.

Ai u bën thirrje njerëzve të tregojnë “kujdes maksimal”, duke thënë se ka një “probabilitet të lartë të sulmeve të përsëritura me raketa”./Indeksonline/