19:41 / E Shtunë, 01 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Trump anulon konferencën e planifikuar në G20, në nderim të ish-presidentit Bush

Presidenti amerikan, Donald Trump anuloi konferencën për shtyp që kishte planifikuar në samitin e G20-tës, për të respektuar vdekjen e ish-presidentit George H. W. Bush.

“Për të respektuar familjen Bush dhe ish-presidentin George H.W. Bush do të presim deri pas varrimit për të zhvilluar konferencën për shtyp”, shkruan Trump në profilin e tij në “Twitter”.

“Presidenti Trump bashkë me bashkëshorten e tij Melania do të jenë gjithashtu i pranishëm në ceremoninë e varrimit që do të zhvillohet në Katedralen Kombëtare në Uashington”, sipas zëdhënëses së Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders.

“Pritet që Trump të përcaktojë të mërkurën, 5 dhjetor, si ditë zie kombëtare”, theksoi Sanders.