12:05 / E Martë, 12 Qershor 2018 / indeksADMonline

Trump bën humor gjatë drekës, Kim Jong-un s`ia kishte idenë çka po fliste ai (Video)

Dy liderët botërorë, Donald Trump e Kim Jong-un janë duke zhvilluar një takim në Singapor.

Teksa po bëheshin gati të drekonin, ishin reporterët ata që merrnin pamje të të du burrështetasve.

“A jeni duke kapur fotografi të mira? A po dukemi të mirë e të bukur?”, është shprehur Trump me humor para fotografëve, transmeton Indeksonline.

Por, gjatë kësaj kohe, Kim Jong-un dukej se nuk e kishte fare mendjen se çfarë po thoshte Trump. Fytyra e tij duket shumë serioze dhe sigurisht në mendime se çka po thoshte amerikani./Indeksonline/