20:52 / E Enjte, 25 Tetor 2018 / indeksADMonline

Trump dyshohet të jetë përgjuar nga Rusia dhe Kina, përgjigjet kjo e fundit!

Presidenti Donald Trump udhëheqë shtetin më të fuqishëm në botë. Por përkundër kësaj telefoni i tij “Iphone” dyshohet se përgjohet nga rusët dhe kinezët.

Kjo sipas intelegjencës amerikane që mendon se telefoni i Trump nuk i sigurt dhe po përgjohet nga spiunët e Rusisë dhe Kinës, transmeton Indeksonline.

Përgjigjia e këtyre të fundit nuk ka vonuar shumë. Zëvendës Drejtori i Departamentit të Informacionit të Ministrisë së Jashtme kineze, Hua Chunying i ka komentuar këto deklarata me humor.

“Nëse ata janë të të shqetësuar se Iphonët po përgjohen, atëherë ata mund të përdorin Huawei” u shprehë Chunying.

Po ashtu ai i mohoi këto spekulime duke i quajtur “Fake News”./Indeksonline/