18:27 / E Enjte, 05 Korrik 2018 / indeksADMonline

Trump “fluturon” mbi Londër

Një balon gjigant me imazhin e presidentit amerikan, Donald Trump si foshnje e zemëruar do të fluturojë mbi Londër gjatë vizitës së tij zyrtare në Britani, të planifikuar për 13 korrik.

Administrata e rajonit të Londrës sot miratoi një kërkesë për të lejuar vendosjen e një balone me ngjyrë portokalli, gjashtë metra të lartë, pranë ndërtesës së Parlamentit Britanik, pas një peticioni të titulluar “Lejoni foshnjën Trump të fluturojë”, i cili mblodhi më shumë se 10.000 nënshkrime, transmeton Sky News.