Trump heq kufjet dhe lë vetëm homologun argjentinas Macri
Presidenti amerikan, Donald Trump i la të gjithë pa koment sot gjatë samitit G20, ku u prit nga presidenti argjentinas Mauricio Marci.
Trump duket se nuk ishte i kënaqur me përkthimin dhe lëshoj kufjet në tokë dhe u largua nga skena, transmeton Indeksonline.
Trump tha se ai dhe Marci ishin miq të mirë prej kohësh dhe se po kuptohen më mirë pa përkthim.
Madje, kishte edhe një moment të tjetër të sikletshëm, pikërisht kur Trump nuk priti për fotografinë e përbashkët me të gjithë pjesëmarrësit e samitit por u largua./Indeksonline/