20:17 / E Martë, 11 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Trump kërcënon seriozisht: Do ta mbylli Qeverinë nëse s’ma financoni murin

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka kërcënuar të mbyllë qeverinë nëse nuk i miratohet financimi i murit në kufirin mes SHBA-ve dhe Meksikës, në bisedimet buxhetore me dy nga demokratët kryesorë.

Në një debat të ndezur me Nancy Pelosi dhe Chuck Schumer, Trump tha se do të ishte “krenar” për të mbyllur qeverinë mbi sigurinë e kufirit, transmetin IndeksOnline.

Demokratët argumentojnë se shuma 5 miliardë dollarë që Trump kërkon, është shumë e lartë.

Z. Trump hapi takimin e Zyrës Ovale duke e quajtur atë një “nder të madh” të ketë të ftuar z. Schumer dhe znj. Pelosi në takimin e parë që kur demokratët morën kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve në zgjedhjet afatmesme të nëntorit.

Por takimi u shndërrua shumë shpejt në kundërshtim meqë znj. Pelosi dhe z. Schumer argumentuan se legjislacioni për të mbajtur qeverinë të hapur mund të kalojë dy shtëpitë e Kongresit përpara se financimi për disa agjenci të skadojë më 21 dhjetor.

Presidenti pretendoi se mund të kalonte vetëm nëse i plotësonte kërkesat e tij për më shumë fonde për muret e propozuara kufitare përgjatë kufirit jugor të SHBA.

“Nëse ne nuk marrim atë që duam, në një mënyrë ose në tjetrën, qoftë përmes juve, nëpërmjet ushtrisë, nëpërmjet çdo gjëje që doni të thërrisni, unë do të mbyll qeverinë”, tha Trump.

“Dhe unë jam krenar për ta mbyllur qeverinë për sigurinë kufitare, do të marr mantelin, do të jem ai që do ta mbyllë atë”. /IndeksOnline/