10:22 / E Hënë, 08 Shkurt 2021 / OSH

Trump më në fund ndihet i lumtur që s’është pjesë e Twitter: Mirë që s’jam pjesë e urrejtjes

Ish-zonja e parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Melania Trump, beson se Donald Trumpi, ndihet më i lumtur tani se sa kur ishte në Shtëpinë e Bardhë, derisa vetë ish-presidenti është i kënaqur që tashmë nuk po përdor Twitterin, e tërë kjo bazuar në ish-strategun e fushatës së tij zgjedhore Jason Miller, shkruan The Independent.

Trumpi më 20 janar ishte zhvendosur në rezidencën e tij në ditën kur Joe Bideni mori pozitën e kryetarit të shtetit amerikan dhe deri tani ka qëndruar relativisht i qetë.

Në një intervistë për “Sunday Timesin”, Milleri ka thënë se është hera e parë që kur e sheh presidentin “ plotësisht të relaksuar”, ani pse do të përballet gjatë këtij muaji me fajësimin (impeachmentin), hera e parë që një president i SHBA-së gjykohet 2 herë për “krime madhore dhe kundërvajtje”.

Ai gjithashtu tha se ish-presidenti është i lumtur që nuk është më në mediat sociale, pasi Twitteri mori llogarinë e tij me 88 milionë ndjekës pas kryengritjes së Kapitolit, më 6 janar.

“Ai ka thënë që të mos jesh në mediat sociale dhe të mos jesh subjekt i dhomës së urrejtjes që bëhet shumë shpesh media sociale, ka qenë në të vërtetë e mirë”, tha Milleri, duke deklaruar se ish-zonja e parë është gjithashtu e lumtur pas zhvillimeve të fundit.