13:58 / E Hënë, 17 Gusht 2020 / indeksADMonline

Trump mund të lëvizë kundër më shumë kompanive kineze, pas TikTok e Huawei

Presidenti amerikan Donald Trump me sa duket ia ka vënë syrin më shumë kompanive kineze, siç është Alibaba, pas veprimeve të administratës së tij kundër TikTok dhe Huawei të ByteDance.

Në një konferencë shtypi, Trump u pytet nëse po konsideron ndalimet ndaj më shumë kompanive kineze, përfshirë Alibaba, njoftoi Reuters, transmeton Indeksonline.

“Epo, ne po shohim gjëra të tjera” u përgjigj Trump.

Shtëpia e Bardhë nuk dha shpjegime të mëtejshme për komentin e presidentit, sipas Financial Times.

Marrëdhëniet e Trump me Kinën vazhdojnë të vështirësohen për fajin për përhapjen e pandemisë COVID-19.