Trump nderon viktimat që ranë në Pearl Harbor, sulmin që ndryshoi Luftën e Dytë Botërore
Sulmi japonez në Pearl Harbor i 7 dhjetorit 1941 po përkujtohet edhe sot në përvjetorin e saj të 77-të.
E këtë e ka rikujtuar edhe vet Presidenti amerikan, Donald Trump duke marr pjesë në ceremonitë e organizuara për nder të shënimit të kësaj date.

“Sot nderojmë ata që u vranë 77 vite më parë në Pearl Harbor dhe përshëndesim cdo veteran që ka shpërbyer gjatë Luftës së Dytë Botërorë për katër vite që u përcollën me atë sulm të tmerrshëm. Zoti e bekoftë Amerikën” ka shkruar Trump në njërin nga postimet e tij në “Twitter”.
Por, të njëjtit veteran Trump i ka pasur të ftuar edhe në zyrën e tij, prej ku ka publikuar edhe një video.
Sulmi mbi Pearl Harbor ishte një sulm nga Shërbimi ajror japonez mbi bazën detare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. 170 aeroplanë amerikanë ishin shkatërruar pa arritur të ngriheshin në ajër, 19 anije luftarake amerikane kishin dalë jashtë përdorimit, 2400 oficerë mbetën të vrarë dhe 300 të tjerë të plagosur. Ishte katastrofa më e madhe që kishte ndodhur ndonjëherë në historinë e forcave të armatosura të Amerikës.
Ky sulm kishte ndodhur më 7 dhjetor të vitit 1941 dhe qoj Shtetet e Bashkuara të Amerikës drejtë të bërit pjesë e Luftës së Dytë Botërore. /Indeksonline/