23:59 / E Martë, 12 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Trump nënshkroi ligjin për buxhetin e ushtrisë, ja sa është shuma

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka nënshkruar një ligj që garanton 700 miliardë dollar në emër të buxhetit për ushtrinë, duke përfshirë fonde shtesë për programin e mbrojtjes nga raketat, për shkak të rritjes së kërcënimit tsë Koresë së Veriut.

AP raporton se kjo shifër nuk bëhet realitet deri sa deputetët nuk bien dakord për ta tërheqhur ligjin e vitit 2011.

Tramp i kërkoi Kongresit të Shteteve të Bashkuara të “kryejnë punën” dhe të heqin kufirin e shpenzimeve për mbrojtjen e shtetit dhe të miratojnë një ligj që do të “financojë plotësisht ushtrinë amerikane”.

Anëtarët nuk kanë arritur ende një marrëveshje.

Shumë republikanë mbështesin reduktimin e kufizimeve të shpenzimeve ekskluzivisht kur bëhet fjalë për mbrojtjen e shtetit, ndërsa demokratët duan të rrisin shpenzimet në fusha të tjera, shkruan Reuters, përcjell Indeksonline.