75 Mall Live Search
10:18 / E Premte, 27 Prill 2018 / indeksADMonline

Trump pa dhuratë për ditëlindjen e bashkëshortes

Donald Trump të enjtën bëri një lidhje direkte në emisionin e njohur “Fox & Friends”.

Gjatë kësaj telefonate presidenti i SHBA-së u shpreh se kjo është një ditë e veçantë për të, ngase bashkëshortja e tij Melania sot ka ditëlindjen.

“Kam zgjedhur një ditë shumë të veçantë, sepse është ditëlindja e Melanias. Gëzuar ditëlindjen Melania”.


Por pavarësisht kësaj ai nuk i ka bërë asnjë dhuratë asaj, e këtë Trump e arsyetoj me atë se nuk ka pasur kohë.

“Unë e kam një kartolinë të bukur, jam shumë i zënë me punë për të vrapuar pas dhuratave, megjithatë kam marrë një kartolinë të bukur dhe disa lule të bukura”.
Melanie ka mbushur 48 vjet./Indeksonline/